Kompensim pronarëve e të përndjekurve, rritja e fondeve deri në 2026 për këstet e pashlyera
Qeveria parashikon rritjen e fondeve për të përndjekurit politik dhe ish pronarëve deri në vitin 2026. Shtesa shkon në rreth 500 milionë lekë për çdo kategori, duke dhënë mundësinë e vijimit të procesit
Vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar rritjen e buxhetit për ish të përndjekurit politik. Nga 1.1 miliardë leke që është në vitin aktual, parashikohet te shkoje në vlerën e 1.2 miliardë lekësh.
Të njëjtën trajektore rritjeje pritet të ketë edhe në vitin 2025, me një shtesë prej 500 milionë e më tej në 2026 duke shkuar në total 2 miliardë lekë.
Procesi aktualisht është në kompensimin e këstit të katërt për të dënuarit politik që janë gjallë dhe te dytë e të tretë për trashëgimtarët.
Referuar tabelave te projektbuxhetit edhe për kompensimin e pronareve janë parashikuar 5 miliardë lekë nga 4.5 miliard që është në vitin aktual.
Shtesat do të jenë graduale dhe në dy vitet e ardhshëm duke shkuar në 6 miliardë në 2026. Për bonusin e bebeve janë parashikuar te shpenzohen 2.2 miliardë leke shifër kjo e njëjte me vitin 2023.
Pritet që vitin e ardhshëm cekun për të sapo lindurit ta përfitojnë vetëm prindërit që jetojnë në shqipëri, duke përjashtuar emigrantët. Drafti është në fazën e diskutimeve në komisione dhe pritet votimi në seancë.
