“Pastruan” Tiranën nga drogërat e rrezikshme, sektori i narkotikëve merr me medalje nderi
Pas komisariatit të Rinasit, medalje nderi i është akorduar dhe sektorit për hetimin e narkotikeve në drejtorinë e Tiranës.
Drejtuesi i saj Arbër Zemani mori medalje nderi nga ministri i brendshëm Taulant Balla dhe drejtori i policisë së Tiranës Tonin Vocaj.
Sektori i narkotikeve në drejtorinë e policisë Tiranë ka qenë pjese e mega operacionit Tempulli ku u goditën linjat e shpërndarjes së drogërave në kryeqytet.
Sipas rezultateve të punës nga sektori i narkotikeve vetëm në 9 muajt e parë të vitit janë identifikuar 1300 posedues, e ndërsa në pranga kanë përfunduar 435 persona.
Më një numër të lartë janë edhe procedimet ku kapin shifrën e 900.
Në tiranë nga sektori i narkotikeve janë sekuestruar më shumë lëndë narkotike Kanabis sative, me pas kokainë dhe heroinë.
Po ashtu rezultate ka pasur edhe ne goditjen e grupeve qe tregtojnë drograt si ekstazi, LSD si dhe droge GHB.
Ndërkohe në droge risi në Tiranë ishte dhe droga që vinte nga Kanadaja e quajtur marjuhane xhelatinoze
