Moti i keq, ARRSH: Vështirësi në qarkullim në autostradën Tiranë-Durrës dhe Rrogozhinë-Plepa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2023, 18:07
Reshje me intensitet të lartë shoqëruar me stuhi kanë përshkuar vendin duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës dhe Rrogozhinë-Plepa, por pa bllokuar trafikun.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se grupet e punës në bashkëpunim me Policinë Rrugore janë në terren për përmirësimin e situatës dhe vijimin e qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të evitojnë daljet, pasi pritet që reshjet të vazhdojnë.