Lapaj: Pushteti ka detyrën të mbajë pushtetin, bën çdo gjë për të mbajtur opozitën në opozitë
Avokati, "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për tensionet në komisione ku opozita nuk lejoi zhvillimin e tyre me mazhorancën që i zhvilloi ato online. Lapaj u shpreh se mazhoranca bën gjithcka që të mbajtë opozitën në opozitë.
"Mua nuk më vjen mirë të shikoj përfaqësues të qytetarëve të pengohen në kryerjen e detyrave të veta, kjo nuk më vjen mirë. Qoftë edhe po ta kenë gabim procedurialisht, nuk më vjen mirë.
Në fund të ditës ky vend ka nevojë edhe për debat por pushteti ka detyrën e vet të mbajë pushtetin e vet, përtej nevojës që të qeverisë një vend por ata e shohin në këtë aspekt, ata këtë bëjnë.
Duan të bëjnë cdo gjë për ta mbajtur opozitën në opozitë, për të mos e lejuar të organizohet, për të mos lejuar në këtë vend të ketë zgjedhje.
Unë shoh një mungesë të theksuar sinqeriteti nga ana e opozitës. Si ndihet një deputet i parlamentit që e ka marrë atë mandatin në bazë të lsitës pa meritë ose të paktën i pa votuar nga qytetarët dhe ndjen një ditë që nuk e merr të drejtën e vet, si duhet të ndihem unë një qytetar i thjeshtë që dua të garoj dhe këta nuk ma japin mundësinë", tha ndër të tjera Lapaj.
