Tensionet në Kuvend, Myzyraj: Në seancën plenare të së hënës, numri i oficerëve të Gardës ishte disafishuar
Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj ishte i ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku u diskutua për tensionet në komisione ku opozita nuk lejoi zhvillimin e tyre me mazhorancën që i zhvilloi ato online. Myzyraj u shpreh se në seancën plenare të së hënës, numri i oficerëve të Gardës ishte shtuar dhe disafishuar, edhe ditën e sotme oficerët kishin mbushur korridoret dhe shkallët e Kuvendit
"Ajo që është e vërtetë e pakundërshtueshme është që numri i oficerëve të Gardës së Republikës është shtuar disafishuar si një seancën plenare të së hënës pra deputetët e opozitës kur kanë hyrë atë ditë brenda sallës kanë gjetur sallën e mbushur me gardistë.
Pra ka pasur efektivë të Gardës tej mase. Ditën e sotme kemi parë pamje që oficerët e Gardës kishin mbushur korridoret dhe shkallët e Kuvendit a thua sikur është duke ndodhur ndonjë skenë lufte sikur Bardhi e Spaho janë terroristë që do marrin peng Nikollën.
Unë mendoj që edhe protesta e deputetëvë është e pranueshme në një vend demokratik", tha ndër të tjera Myzyraj.
