Deputetët e opozitës “shpërthejnë” ambientet e Kuvendit, përballen me forcat e Gardës (VIDEO)

Edhe sot ka vazhduar përplasja e deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës në ambientet e Kuvendit.

Ata nuk janë lejuar që të futen në disa ambiente të kryesisë së Kuvendit, pikërisht nga Garda.

Ndërkohë kjo ka sjellë revoltën e deputetëve të opozitës të cilët janë futur në disa ambiente me forcë.

Ata kanë hedhur akuza si ndaj Gardës ashtu edhe ndaj mazhorancës se po e përdor atë, duke thënë se as nuk diktaturë nuk veprohej kështu.