Vullnet Sinaj shpjegon "kurthin" ndaj Nallbatit: Nëse SPAK më thërret do të shkoj, mund të ishte goditur dhe me një koleg tjetër

Në një prononcim për gazetarët, Vullnet Sinaj, deputet i Partisë Socialiste tha se ka respektuar vendimin e PS-së për të kallëzuar deputetin Bledion Nallbati.

Ai theksoi se nëse thërritet në SPAK për këtë rast do të shkojë dhe shtoi se grushtin ia priti me dorë, ndërsa mund t’i kishte ndodhur kujtdo.

Sinaj: Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Nuk kam frikë nga drejtësia. Aty janë videot e se u kam pritur me dorë grushtin. Ai ka goditur, por unë  e kam pritur me dorë. Ndodhi ai incident që ndodhi. Mund të ndodhte dhe me një koleg tjetër. Si deputet them se duhet të ketë komision dhe për Berishën.