Ja se si iu përgjigj Hailey talljeve në rrjete

Modelja amerikane, Hailey Bieber ka një përgjigje me shumë stil për talljet dhe etiketimet online si një "mean girl", në kuptimin e një vajze të pasjellshme.

Ajo u cilësua gjerësisht si “mean girl”, veçanërisht pas dramës online me ish-in e Justin Bieber, Selena Gomez.

Kështu, Hailey vendosi që për festën e  Halloween-it të vishej si "reputacioni" i krijuar online, duke bërë një lëvizje ikonike.

Njerëzit e pëlqyen shumë idenë e saj dhe e komentuan: "Nuk më intereson nëse e ke qejf apo e urren, ky kostum është ikonik"; "Ohhh, lëvizje shumë e fuqishme", shkruan ndjekësit e saj.

"Sjellje mbretëreshe", shkroi dikush tjetër. "Po tallet me ata që e urrejnë". Dikush tjetër mendon se Hailey pati shansin të bënte gjënë më gallatë në botë dhe e bëri", thanë disa të tjerë.

Prej vitesh tanimë, dashamirësit e këngëtares, Selena Gomez e ofendojnë Hailey-n, për shkak të raportit që këngëtarja ka pasur me Justin Bieber.

Selena dhe Justin kanë qenë të lidhur për 8 vite, para se të ndaheshin përfundimisht në shtator të vitit 2018.

Disa muaj më vonë, Hailey dhe Justin u martuan dhe fansat e Selenës pretenduan se Hailey "e vodhi" Justinin nga këngëtarja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Hailey Rhode Baldwin Bieber (@haileybieber)