FOTO/ 2 muaj pas divorcit me Joe Jonas, Sophie Turner në një romancë të re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2023, 17:25
Kanë kaluar pothuajse 2 muaj që kur Joe Jonas dhe Sophie Turner njoftuan se po divorcoheshin dhe mesa duket, aktorja e "Game of Thrones" ka krijuar një romancë të re me Peregrine Pearson.
Një ditë më parë, paparacët fotografuan Pearson dhe Turner duke u puthur në Paris dhe u shprehën se ata qëndruan në të njëjtin vend për disa minuta, duke folur dhe qeshur shumë me njëri-tjetrin.
"Më pas, ai hoqi kapelën dhe shkëmbyen një puthje të gjatë", u shpreh një prej dëshmitarëve të ngjarjes.
Nëse Peregrine s'ju tingëllon si një emër shumë i njohur, na lejoni t’ju themi se është një aristokrat 29 vjeçar, familja e tij ka një pasuri prej 224 milionë paundësh dhe ai jeton në një shtëpi me vlerë 5 milionë paund, në Chelsea.

