Hemoragji në tru, aktorja e serialt "Game of Thrones": Nuk pata frikë të vdisja, por se mos më…

Aktorja e njohur, Emilia Clarke, ka rrëfyer momentet e vështira kur u shtrua në spital me hemorragji në tru, teksa zbukuronte kopertinën e numrit dhjetor/janar të "Harper's Bazaar", duke theksuar se më shumë frikë kishte të pushohej nga puna sesa nga vdekja.

Ylli i "Game of Thrones", 37 vjeçe, e ftuar në një intervistë tregoi se si u ndje kur u diagnostikua me aneurizëm subaraknoid.

"Nuk kisha frikë të vdisja. Kisha frikë se mos më pushonin nga puna. Vendosa me vete se: "Kjo nuk është diçka që do të përcaktojë se kush jam unë".

Unë kurrë s'i bëja vetes pyetje të tilla si "Pse unë?". Kjo ta shpif. I thashë vetes se duhet të përballesha me problemin që më ra mbi kokë.

Megjithatë, e vërteta është se më bëri të ndihem shumë e turpëruar. Sikur të isha thyer përbrenda. Sikur producentët duhet të mendonin se isha një person jo i besueshëm që ata kanë punësuar", tha ajo.

Aktorja tregoi se kishte pësuar një hemorragji subaraknoidale të sëmundjes, e cila i referohet gjakderdhjes brenda hapësirës subaraknoidale, e cila është zona midis trurit dhe indeve që mbulojnë trurin.

Ajo pohoi se në një moment, goditjet në tru e bënë që të mos kujtonte më as emrin e saj.

Hemoragji në tru, aktorja e serialt "Game of Thrones": Nuk pata