VIDEO/ Rrëfehet e përlotur Ledi: Brenda një viti kam humbur dy fëmijë dhe babain
Teksa banoret e spektaklit televiziv "BBVK2", rrinin të përqafuara, Ledi, nën shoqërinë e Albyt dhe Edonës, vendosi të rrëfej një histori prekëse.
Mes lotëve rrëfimin prekës e nisi duke thënë: Këtë periudhë, para një viti kam humbur një fëmijë. Brenda një viti kam humbur dy fëmijë dhe babain.
Babai im gjithmonë ka luftuar për të pasur liri në jetën e vet. Unë që nga mosha 18-vjeçare kam punuar gjithmonë, që kur të kenë nevojë mami e babi, unë të jem aty për ta.
Edhe pse i kam arritur gjithmonë qëllimet e jetës në profesion, prapë nuk arrita që të jem aty për babin tim."
Alby teksa e mban në përqafim, i thotë: "Nuk duhet ta marrësh ashtu, sepse ti ke luftuar për të. Dhe tani mendoje që babi të shikon dhe e di çfarë ke bërë për të e sa je munduar.
I ke dy fëmijë të bukur, që mund te bësh për ta, atë çfarë ke dashur të bësh për babain.”
