Babai i tij feston ditëlindjen, Mozzik i bën urimin e veçantë

Babai i reperit kosovar, Gramoz Aliaj, i njohur me emrin e artit si "Mozzik", feston sot ditëlindjen.

Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar edhe urimet e përzemërta nga familjarët, por ai më i veçanti dhe i ndjeri duket se ishte ai i Mozzik.

Reperi ka ndarë në rrjetet sociale dy foto, ku në njërën është babai i tij me të kur ishte bebe dhe në tjetrën babai me mbesën e tij, Hanën.

Fotot, reperi i ka shoqëruar me një urim, ku mes rreshtash shkruan se i ati është "shtylla e shtëpisë".

"Urime datëlindja Baba jem i dashur! Ke qenë dhe vazhdon të jesh shtylla më e rëndësishme e familjes tonë. I pa thyer në të gjitha sferat jetësore, ky je ti.

Andaj të urojmë shëndet e gjitha të mirat në jetë! Gëzuar! (Foto e parë jam unë dhe Baba, tjetrën Baba me vajzën time Hanën )", ka shkruar Mozzik.

Babai i tij feston ditëlindjen, Mozzik i bën urimin e