VIDEO/ Adele, ndërpret koncertin, i hidhet në krahë mjekut. Arsyeja është e mrekullueshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2023, 09:00
Këngëtarja me famë botërore, Adele u shfaq në shfaqjen e saj të fundjavës “Weekends with Adele residency” në Las Vegas, kur një e papritur i ndodhi në mes të këngës “When we ëere young”.
Teksa ishte duke performuar, Adele dalloi në mes të të pranishmëve, mjekun gjinekolog, me të cilin lindi djalin në vitin 2012-të.
Një videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Adele duke ecur në mes njerëzve, e teksa këndon në mikrofon dëgjohen fjalët: “Oh Zot, Colin”.
Pasi përqafoi mjekun, ajo e emocionuar i thotë të pranishmëve: “Ky është doktori që asistoi lindjen e fëmijës tim. Nuk e kam parë prej vitesh.”
@adn40mx Adele no pudo contener la emoción de ver entre el público al doctor que recibió a su bebé cuando nació. #adele #morticia #lasvegas #doctor #viral #adn40 ♬ sonido original - adn40

