Luljeta Lleshanaku, “Poetja laureate” e zgjedhur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit

Luljeta Lleshanaku u shpall “Poete laureate” për periudhen 2-vjeçare 2023-2025. Kjo është hera e dytë që zgjidhet “poeti laureat”. I pari ka qenë poeti Rudolf Marku, i cili u zgjodh gjatë periudhës së pandemisë, për vitet 2020-2022.

Shpallja e “Poetes laureate” u bë gjatë një ceremonie nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, falenderoi komisionin përzgjedhës, veçanërisht kryetaren Sibel Halimin, poete nga kosova, e cila u vendos përballë një sërë paragjykimesh, gjë që, sipas Bardhylit, nxorri në pah sa pak njihen arritjet e shqiptarëve përtej kufirit.

“Uroj që kjo nismë e bukur e nisur nga QKLL të vijojë”,  u shpreh Alda Bardhyli. Anëtarët e tjerë të jurisë ishin: Arta Marku, Ylljet Aliçkaj, Arlinda Dudaj dhe prof. Dhurata Shehri.

Titulli “Poeti Laureat” iu dha poetes Luljeta Lleshanaku, me motivacionin për vargun e saj modern, larg metaforës së automatizuar duke e ndërtuar me ritëm e krahasim domethënien e frazës poetike, si dhe për krijimin e një brezi të ri poetësh.

Luljeta Lleshanaku lindi në Elbasan, dhe u rrit në një familje në internim. Ajo është një ndër poetet bashkëkohore shqiptare. Lleshanaku ka studiuar letërsi në Universitetin e Tiranës.

Në garë për këtë “mandat” 2-vjeçar ishin edhe 9 poetë të tjerë: Ervin Hatibi, Natasha Lako, Flutura Açka, Sadik Bejko, Rita Petro, Arian Leka, Preç Zogaj, Ilirian Zhupa dhe Entela Tabaku./ATSH/