Rishkruhet historia e diktaturës, rishikohet edhe periudha e viteve të para të demokracisë
Që prej largimit të pushtuesve nazifashist historia e Shqipërisë ose ka qenë e manipuluar, ose e mbushur me propagandë. Madje duke fshehur të vërteta, apo vefshur me mantelin e së keqes për palën kundërshtare.
Debate mbi të vërtetën pasojë edhe vitet e pas rënies së komunizmit.
Tashmë kur kanë kaluar 33 vite nga rënia e diktaturës 46 historianë nga të gjithë trojet janë bërë bashkë për të arritur në një botim. Për këtë thuhet se janë shqyrtuar 1 milion materiale arkivore për të arritur në këtë vëllim të pestë.
Presidenti Bajram Begaj në prezantimin e studimit kërkoi që në shkrimin e historisë të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.
"Marrëdhënia jonë më të kaluarën nuk ka qenë e lehtë. Prandaj shkrimi i drejtë i historisë ka rëndësi", tha Begaj.
Në të 5 vëllimet e publikuara nga akademia e studimeve Albanologjike janë marrë 11 mije e 200 referenca.
