Dinamo fiton ndaj Skënderbeut, por nuk largohet dot nga vendi i fundit në rënditje

Dinamo ka fituar 2-1 ndaj Skënderbeut. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.

Të parët që kaluan në avantazh ishte Dinamo me Kaçorrin që në minutën e 8-të. Nikaj 10 minuta më vonë barazoi përkohësisht për korçarët. Kjo pasi në minutën e 29-të Vila shënoi golin e dytë për Dinamon i cili do ishte edhe i fitores.

Pavarësisht kësaj fitoreje, Dinamo mbetet në vendin e fundit, ndërsa Skënderbeu është në vendin e 6-të.