Elon Musk bllokon llogarinë e Hezbollahut në rrjetin social "X"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 22:33
Llogaria e Hezbollahut në platformën e mediave sociale X të Elon Musk është pezulluar, raportoi Jerusalem Post.
Llogaria ishte @Hezbollah_FA dhe u pa nga Michael Freud, një gazetar dhe ish-zëvendës drejtor i komunikimit për kryeministrin Benjamin Netanyahu.
“Hezbollahu është caktuar një organizatë e huaj terroriste nga qeveria amerikane që nga viti 1997, por ka një llogari aktive në X”, shkroi Freud në X në tetor. Ai pyeste Elon Musk “pse lejohet llogaria e tyre?”.
Pas raportimit të tij, Frojdi mësoi se X e kishte pezulluar atë, duke përmendur shkelje të politikave të tij në lidhje me kërcënimet me dhunë.
