Shpërthim në kampin e refugjatëve në Gaza, 47 persona të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 17:22
Të paktën 47 persona kanë humbur jetën sot pasdite nga një shpërthim në kampin e refugjatëve Xhabalia në veri të Gazes.
Sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë të paktën 47 njerëz janë varë nga shpërthimi për të cilin tha se erdhi nga një sulm ajror i Izraelit.
Mirëpo sulmi nuk është komentuar apo të jetë marrë përsipër nga Izraeli.
Zyrtarët palestinezë në Gaza thonë se më shumë se 8,500 njerëz janë vrarë që prej nisjes së sulmeve izraelite tre javë më parë.
Kampi i Xhabalia në veri të Gazës është më i madhi i tetë kampeve të refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës.
