Sulm në një tjetër kamp refugjatësh në Gaza, raportohet për 10 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 19:47
Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një bombardim izraelit të kampit të refugjatëve Al-Shati, i njohur gjithashtu si Camp Beach, përgjatë bregut të qytetit të Gazës.
Kështu raporton agjencia palestineze ëafa, sipas së cilës u godit veçanërisht një shtëpi në të cilën ndodheshin disa persona.
Kampi i plazhit është kampi i tretë më i madh nga tetë kampet e refugjatëve në Rrip dhe një nga më të mbushurit me njerëz.
Më herët u raportua edhe për një sulm në kampin e refugjatëve Jabalia, ku sipas mediave të huaja, të paktën 50 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur.
