Tejet të lezetshëm! Thonjtë koreanë kanë "pushtuar" Instagramin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 21:07
Tendencat në modë që vijnë nga Koreja janë tjetër nivel! Së fundmi, “thonjtë prej xhami” po pëlqehen masivisht nga vajzat.
Në Kore ka qenë i njohur që në vitin 2013, por vetëm tani po merr përmasa botërore.
Rregulli i përgjithshëm ka të bëjë me aplikimin e disa kompozimeve, njëra mbi tjetrën, por në rendin e duhur.
Ajo që e ka krijuar këtë model thonjsh është artistja e Koresë së Jugut Park Eun-kyung e cila njihet ndryshe si Unistella.

Që nga momenti kur ajo shpiku këtë manikyr, arti i thonjve u adoptua menjëherë nga yjet e k-pop-it, si dhe supermodelet aziatike. Tashmë ky trend ka “pushtuar” Instagramin.


