Edona James e merr surprizën për datëlindje nga "Vëllai i Madh"

Banorja e spektaklit televiziv "BBVK2", Edona James,  ka festuar ditëlindjen e 37-të të saj brenda shtëpisë.

Si dhuratë për ditë të shënuar, "Vëllai i Madh" i plotësoi një dëshirë që ajo vetë e kishte kërkuar më herët.

Mbrëmjen e djeshme, brenda shtëpisë kanë shkuar për të kënduar enkas për Edonën, motrat Mustafa, të cilat gjithashtu e uruan atë për ditën e saj të lindjes.