Taylor Swift thyen rekord në "Spotify"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2023, 13:21
Një ndër këngëtaret më të pëlqyera në mbarë botën, Taylor Swift ka thyer një tjetër rekord në platformën e muzikës "Spotify".
Shërbimi i transmetimit njoftoi në mediet sociale se këngëtarja ishte bërë "artistja më e transmetuar në një ditë të vetme në historinë e "Spotify" dhe "1989 (Versioni Taylor)" u bë albumi më i transmetuar në këtë platformë, në një ditë të vetme këtë vit".
Të njëjtin titull ajo e fitoi edhe një vit më parë më 21 tetor 2022.
Me plot gojë mund të themi se Swift ka dominuar absolutisht industrinë e muzikës këtë vit.
Turneu i saj "Eras Tour" thuhet se e ka bërë atë miliardere dhe dokumentari i saj i turneut po "thyen" gjithashtu rekorde.
