Fejohet çifti i famshëm i Hollywood-it
Një tjetër çift i fuqishëm i Hollywood-it drejt altarit!
Revista "People" bë me dije se Zoë Kravitz dhe Channing Tatum, të cilët kanë dy vite lidhje, janë fejuar zyrtarisht.
Madje fundjavën që lamë pas, Kravitz u shfaq në publik me unazën e saj të fejesës, teksa ajo dhe Tatum morën pjesë në një festë Halloween-it, të veshur si Rosemary Ëoodhouse dhe foshnja e saj nga filmi horror i vitit 1968, Rosemary’s Baby.
Aktorët u takuan për herë të parë në vitin 2017 kur Kravitz personalisht kërkoi Tatum për të luajtur si Slater King në debutimin e saj regjisorial dhe thriller, Pussy Island.
Pas bashkëpunimit të ngushtë së bashku në film, ata dolën publikisht me romancën e tyre në 2021.
Kravitz ka qenë e martuar më parë me aktorin Karl Glusman, ku bëri kërkesë për divorc në vitin 2020 pas një viti martesë.
Ndërkohë, Tatum ka qenë i martuar me aktoren dhe balerinën Jenna Dewan nga viti 2009 deri në vitin 2019.

