Biden: Zgjidhje me 2 shtete, statusi “shteti” palestinez nuk duhet të injorohet më
Teksa konflikti në Gaza ka hyrë në javën e katërt, presidenti amerikan Joe Biden, po u bën thirrje udhëheqësve në Tel Aviv dhe Arabi që të mendojnë seriozisht zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
Ai theksoi që Izraeli duhet të mendojë mirë për realitetin e pasluftës pas asaj që kryeministri Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar: një fazë të re sulmesh "të gjatë dhe të vështirë".
Nxitja për një zgjidhje me dy shtete, një zgjidhje sipas së cilës Izraeli do të bashkëjetonte me një shtet të pavarur palestinez është diskutuar nga presidentët amerikanë dhe diplomatët e Lindjes së Mesme për dekada.
U la në rend të dytë që kur përpjekja e fundit e udhëhequr nga Amerika në bisedimet e paqes dështoi në vitin 2014, por tashmë Biden thotë se puna drejt statusit “shteti” palestinez nuk duhet të injorohet më.
Pavarësia e palestinës në Bregun Perëndimor është një mundësi e papranueshme për qeverinë e ekstremit të djathtë të Izraelit.
Megjithatë, presidenti Biden ditët e fundit e ka ngritur këtë çështje në bisedat e tij me udhëheqës të tjerë.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, ai dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sissi gjatë një bisede telefonike të dielën, diskutuan krijimin e kushteve "për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë në Lindjen e Mesme, duke përfshirë këtë çështje".
Kreu i shtëpisë së bardhë beson se është e rëndësishme që ta bëjë të qartë se administrata e tij mbështet krijimin e një shteti të pavarur palestinez.
