Izraeli sulmon 600 objektiva në Gaza, vriten 20 militantë të Hamasit

20 militantë të Hamasit dyshohet se janë vrarë nga sulmet në 600 objektiva në 24 orët e fundit. Lufta që zgjat për mbi tre javë ka krijuar një krizë ushqimi dhe furnizimi me ujë për popullsinë.

Ndërsa për tu shpëtuar predhave një numër i madh është strehuar në spitale.  

Mjekët kanë kundërshtuar kërkesat për evakuiimin e pacientëve, duke deklaruar se është e pamundur të largohen qindra persona që janë duke marrë trajtim.

Madje në ambientet e marrjes së shërbimit shëndetësor qëndrojnë rreth 14 mijë civilë për shkak se e konsiderojnë një ambient të sigurt.

Për shkak të luftimeve që zgjasin prej tre javësh popullsia po vuan edhe nga mungesa e ushqimeve madje edhe e ujit të pijshëm, çka ka sjellë disa herë reagimin e OKB që ka apeluar për të lejuar ndihmat e bllokuara në kufi me gazën.

E gjithë panorama zhvillohet në vazhdimin e sulmeve të izraelit ndaj militantëve të Hamasit të cilët konsiderohen përgjegjës për sulmin e papritur në 7 tetorit.

Përgjatë së dielës u shënjestruar 200 objektiva ndërsa në vetëm një ndërtesa u vranë 20 anëtarë të organizatës së Hamasit.