Përplasen trenat në Indi, 13 persona të vdekur dhe 50 të plagosur
Të paktën 13 persona vdiqën dhe rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur pasi dy trena pasagjerësh u përplasën në shtetin jugor të Indisë Andhra Pradesh.
Zyrtarët thanë se tre vagona të trenit të pasagjerëve, që udhëtonte midis Visakhapatnam dhe Palasas, dolën nga shinat rreth pasi u godit nga një tren tjetër.
Treni i parë kishte ndaluar në shina "për shkak të dëmtimit të një kablloje”, kur një tren i dytë i pasagjerëve që udhëtonte midis Visakhapatnam dhe Rayagada u përplas në të nga prapa, tha një zyrtar
Dhjetra ambulanca, mjekë, infermierë dhe personel shpëtimi u dërguan në vendngjarje për të shpëtuar pasagjerët dhe për të nxjerrë trupat.
Pamjet nga ajri tregojnë pasojat e përplasjes.
Zyrtarët thanë se një hetim paraprak ka gjetur se një "gabim njerëzor" kishte çuar në përplasjen.
Ai shtoi se 33 trena janë anuluar dhe 22 të tjerë janë devijuar pas aksidentit.
Zyrtarët e hekurudhave presin që binarët e prekur të pastrohen që qarkullimi të rifillojë deri të hënën në mbrëmje.
Kryeministri Narendra Modi shprehu ngushëllimet e tij dhe tha se ishte në kontakt me ministrin e hekurudhave.
Autoritetet paralajmëruan edhe dëmshpërblim financiar për viktimat.
India ka një nga rrjetet më të mëdha hekurudhore në botë dhe me me miliona pasagjerë që e përdorin atë çdo ditë.
Aksidenti i së dielës vjen vetëm disa muaj pas një përplasjeje shkatërruese që përfshiu tre trena, duke vrarë 292 persona dhe plagosur mijëra të tjerë në Odisha.
Tre punonjës të hekurudhës u vunë në pranga për aksidentin më të rëndë hekurudhor të 20 viteve të fundit
