Sulmi ndaj avionit me hebrenj në Rusi/ Zelenskyy: Antisemitizmi, pjesë e kulturës ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka reaguar sot pas disa pamjeve ku shiheshin turma me rusë që hynin në një aeroport dhe kërkonin qytetarët izraelitë që sapo mbërritën me një fluturim nga Tel Avivi.

Në një postim në platformën X, ai i quajti videot nga Makhachkala, Rusi, të tmerrshme. Ai shkruan gjithashtu se ministri i jashtëm rus ashtu edhe presidenti rus kanë një histori të përdorimit të gjuhës antisemite.

Video të tmerrshme nga Makhachkala, Rusi, ku një turmë e zemëruar hyri në aeroport duke kërkuar për qytetarët izraelitë në fluturimin nga Tel-Avivi. Ky nuk është një incident i izoluar në Makhachkala, por më tepër pjesë e kulturës së përhapur të urrejtjes së Rusisë ndaj kombeve të tjera, e cila propagandohet nga televizioni shtetëror, ekspertët dhe autoritetet. Ministri i Jashtëm rus ka bërë një sërë komentesh antisemite vitin e kaluar. Presidenti rus përdori gjithashtu sharje antisemite. Për kokat e propagandës ruse që flasin në televizionin zyrtar, retorika e urrejtjes është rutinë. Edhe përshkallëzimi më i fundit në Lindjen e Mesme nxiti deklarata antisemitike nga ideologët rusë. Antisemitizmi dhe urrejtja ruse ndaj kombeve të tjera janë sistematike dhe të rrënjosura thellë. Urrejtja është ajo që nxit agresionin dhe terrorin. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të kundërshtuar urrejtjen.

Të dielën në mbrëmje, disa qindra islamikë pushtuan aeroportin në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala, duke kërkuar hebrenj në mesin e të ardhurve. Raportohet se aeroporti është bllokuar dhe është bërë kërkesë për të mos lejuar fluturime nga Tel Avivi.