Italia vuan për mjekë, 5 milionë banorë rrezikojnë të mos marrin shërbimin brenda dy vitesh

Italia po vuan nga mungesa e mjekëve të familjes. Shkak është bërë dalja në pension e një numri të madh të tyre apo sepse specialistët kanë zgjedhur të angazhohen në sektorin privat ku sigurojnë më shumë të ardhura. Mediat shkruajnë se rreth 2 milionë qytetarë nuk kanë një mjek familjar.

Mediat e përtej adriatikut shkruajnë se shpejt mungesa do të rritet ku shërbimi nuk do tu ofrohet 5 milionë shtetasve brenda dy viteve. 

Llogaritet që çdo një prej tyre të mbulojë nga 1200 deri ën 1500 pacientë, por sipas shoqatës pjesa më e madhe e tyre tashmë janë të mbingarkuar.

Për të frenuar këtë situtë qeveria ka parashikuar rritjen e fondeve për bluzat e bardha ku për vitin e ardhshëm planifikohet të shpenzohen 2.4 miliardë euro.

Një tjetër projekt është edhe eliminimi I burokracive për nënshkrimin e kontratave. Zvarritjet bëjnë që shumë të rinj të vendosin të largohen ndaj dhe është propozuar që të ketë më shumë lehtësira për punësimin.

Por edhe pranimi I bluzave të huaja nga shtete të tjera është kthyer në opsion madje aplikimet tashmë janë të larta

Një tjetër alarm është edhe për mjekët pediatër ku numri I tyre ka rënë me 386 një shifër e ult por që situata mund të përkeqësohet pasi një pjesë e madhe e tyre kanë mbi 25 vite shërbim