VIDEO/ Stresi: Pas Big Brotherit nonstop kam qenë në koncerte

Artisti i njohur dhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka qenë i ftuar sonte në “Big Talk”, ku ka folur për kohën pas daljes nga BBVK1.

Ai u shpreh se Big Brotheri është një eksperiencë që nuk harrohet dhe se pas saj ka qenë vazhdimisht në koncerte.

“Kam kaluar shumë mirë, nonstop kam qenë në koncerte pas fitores së Big Brotherit, është një eksperiencë që nuk harrohet dhe nuk do të shuhet”, u shpreh ai.