Aksident në Rrugën e Kombit/ Dy automjete përplasen midis tyre, disa persona të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2023, 14:25
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.
Dy automjete janë përplasur midis tyre, ndërsa njëra është përmbysur në mes të rrugës. Për pasojë, disa persona kanë mbetur të plagosur.
Pas ngjarjes, forcat e rendit kanë shkuar në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.
