Western Ballkan me kurrikulat më të mira bashkohore: Mund të jetë qendër rajone për studentët
Western Ballkan ofron jo vetëm një staf të kualifikuar në universitetet më të mira ndërkombëtare, por edhe kurrikulla që i përshtaten kohës dhe zhvillimeve të teknologjisë.
Rektorja e Universitetit, njëkohësisht profesoreshë në Kembrixh, Prof. Dr. Evis Sala, gjatë një leksioni të hapur me studentët e mjekësisë shprehet se mënyra më e mirë për të ndërtuar një shkollë mjekësie që u përgjigjet kërkesave të kohës është modelimi sipas eksperiencave më të mira perëndimore.
Sala, me një eksperiencë të gjatë në universitetet më te njohura ne Evropë shprehet entuziaste për bashkëpunimin e Universitetit Western Balkans me Kembrixhit.
Shqipëria, tha ajo, i ka të gjitha kapacitetet për të qenë një qendër rajonale për studentët nga trevat dhe jo vetëm.
Universiteti “Western Balkans” ofron programe studimi në fushat më të kërkuara nga tregu i punës brenda dhe jashtë vendit, si në Shkencat Mjekësore, Ekonomi, Biznes, Teknologji dhe Inovacion.