Taksë për produkte profesionale që prodhojnë mbetje nga 2025, gjobë nëse do të refuzojnë

Për kompanitë që prodhojnë ambalazhe baterie, apo biznese që importojnë produkte profesionale që e prodhojnë mbetje do të detyrohen te paguajnë një takse dhe të krijojnë një skeme të posaçme për grumbullimin dhe riciklimin e tyre.

Ky përcaktim është vendosur në ligjin e ri të publikuar në konsultimin publik ku për ata që refuzojnë taksën do të ketë gjoba nga 500 000 lekë deri në 2 000 000 lekë.

Gjithashtu tjetër përgjegjësi ligjore për ta është dhe informimi për konsumatorin për rrezikshmërinë e këtyre produkteve.

Sa i përket metodologjisë së përcaktimit së taksës, kjo do të jetë në kompetencë të këshillit të ministrave, por pritet që të jetë e zbatueshme nga data 1 janari i 2025.

Te ardhurat që do të gjenerohen konsiderohen si të ardhura dytësore ku 70 për qind do të kalojnë ne buxhetin e shtetit dhe pjesa tjetrës si fond special për ekonominë qarkulluese.

Ky draft është propozuar nga ministria Mirela Kumbaro dhe thuhet se është në përputhje me legjislacionin e BE, si një proces në bisedimet e integrimit në BE.