5 vite nga ekzekutimi i njeriut që hapi zjarr ndaj policisë shqiptare/ E ëma e Kacifasit: Kostandini është nje yll i Vorio Epirit
Vrasja 5 vite më parë e të riut me origjinë greke Konstantinos Kaçifa në fshatin Bularat të Gjirokastrës, pas sulmit të tij me armë dhe me prapavijë nacionaliste ndaj forcave të rendit shqiptare, vijon të përkujtohet si akt heroik i 35-vjeçarit.
Në fshatin Bularat është organizuar ceremoni nga familjaret e tij në varrin ku prehen eshtrat.
Para varrit të birit të saj, e ëma e Katsifasit nuk ka kursyer anatemimet ndaj kryeministrit Edi Rama ndërkohë qe birin e saj e ka etiketuar si yll i Vorio Epirit.

“Krimineli Rama është nje qen qe po ha djemte me të mire. Sakrifica jone nuk do te shuhet dhe përpjekjet tona nuk do të mbarojnë.
Kostandini është nje yll i Vorio Epirit edhe pse Rama nuk do të mundet të burgosë nje komb. Heronjte nuk burgosen. Kostandini na jep force nga qielli.
Te gjithe deputetët jane të pa fe qe harruan trimat qe rane per liri. Ata perfitojne nga sakrifica e Kostandinit tim. I perjetshem qofte ai”-ka perfunduar rrefimin e saj e ëma e Katsifasit para varrit të të birit.


