“Tempulli” vijon, ishte në kërkim për drogë, arrestohet 31-vjeçari në Durrës. EMRI

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge. Në kuadër të operacionit policor ‘Tempulli’ pas hekurave ra shtetasi Aneo Gashi.

NJOFTIMI I POLICISE

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin A. G., 31 vjeç, banues në Durrës.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës na nxjerrë urdhërin e ndalimit dhe ka shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.