Musk: Starlink do të garantojë internet për OJQ-të në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2023, 16:00
Sistemi satelitor i Starlink SpaceX do të sigurojë lidhje interneti për OJQ-të humanitare që operojnë në Gaza.
Kjo bëhet e ditur nga Elon Musk në X pas bllokimit të komunikimeve në Rrip, raporton ANSA.
Ky veprim vjen pas raportimeve për mungesa të rënda të energjisë dhe internetit në rajon, pas një serie sulmesh nga Izraeli.