Izraeli vret kreun e operacioneve ajrore të Hamasit: Ishte përgjegjës për sulmet e 7 tetorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2023, 08:50
Ushtria izraelite thotë se ka vrarë njeriun që mendohet se komandonte luftëtarët e Hamasit, dhe i cili ishte përgjegjës për sulmet me dronë në postet ushtarake izraelite.
“Brenda natës, avionët luftarakë të IDF-së goditën Asem Abu Rakaba, kreun e grupit ajror të Hamasit”, thuhet në deklaratën e Forcës së Mbrojtjes të Izraelit.
Abu Rakaba ishte përgjegjës për sulmet me dronë, zbulimin ajror dhe mbrojtjen.
Ai mori pjesë në planifikimin e masakrës së 7 tetorit dhe komandonte terroristët që u infiltruan në Izrael dhe ishte përgjegjës për sulmet me dronë.

