Pentagoni i bën thirrje Izraelit për mbrojtjen e jetëve të civilëve: Urgjente, lirimi i pengjeve nga Hamasi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2023, 08:01
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin përsëriti “rëndësinë e mbrojtjes së civilëve gjatë operacioneve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit”.
Porosia u dha në një telefonatë të premten me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant, sipas një leximi të Pentagonit.
Austin theksoi gjithashtu nevojën urgjente për “shpërndarjen e ndihmave humanitare për civilët në Gaza” dhe që Hamasi të lirojë të gjithë pengjet, tha Pentagoni.
Thirrja e Austin vjen pasi Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se po “zgjerojnë operacionet tokësore” në Rripin e Gazës dhe “po operojnë me forcë” në të gjitha frontet për të përmbushur qëllimet e saj në luftën me Hamasin.

