Afrika e Jugut me “dorë të hekurt” ndaj analfabetizmit: Burg për prindërit nëse fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë
Mes përpjekjeve për të rritur breza të arsimuar me të ardhme të sigurt, Parlamenti në Afrikën e Jugut ka miratuar një projekt-ligj që mund t'i çojë prindërit në burg nëse fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë.
Sipas Amendamentit ata mund të burgosen deri në 1 vit nëse fëmijët e tyre janë të braktisur ose nuk regjistrohen kur mbushin moshën shkollore.
Projektligji shënon rishikimi më të madh të arsimit në vende që nga viti 1994, megjithatë opozita e ka dënuar, duke argumentuar se i jep shtetit shumë kontroll mbi shkollat dhe do të çojë në kolapsin e sistemit arsimor.
Ata organizuan protestë gjatë votimit të enjten, ku nga 223 deputetë vetëm 83 dolën kundër, dhe kanë kërcënuar se do ta çojnë qeverinë në Gjykatën Kushtetuese nëse bëhet ligj.
Nga ana tjetër Partia qeverisëse thotë se drafti do të transformojë sistemin arsimor, për të adresuar sfidat historike dhe aktuale.
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se sistemi arsimor i Afrikës së Jugut është në krizë.
Në vitin 2021, ai u rendit i fundit nga 57 vende të vlerësuara në Studimin Ndërkombëtar të Përparimit në Lexim, i cili testoi aftësinë e leximit të 400 mijë studentëve në mbarë botën.
Në fillim të këtij viti, një studim tjetër zbuloi se 8 nga 10 nxënës të shkollës afrikano-jugore kishin vështirësi për të lexuar deri në moshën 10-vjeçare.


