Wang: Kina kërkon të reduktojë keqkuptimet me Uashingtonin
Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha dje se Pekini dëshiron të reduktojë keqkuptimet dhe keqgjykimet me Uashingtonin, përpara një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një konferencë për shtyp përpara një takimi me Blinken në Uashington, Wang tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA-së duhet të kthehen në rrugën e shëndetshme dhe të qëndrueshme.
“Çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar nuk bazohet në atë se kush e ka “krahun më të fortë apo zërin më të lartë, por nëse dikush sillet në një mënyrë që është në përputhje me dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në përputhje me klimën e kohës”, tha Wang.
Blinken tha se ishte dakord me ministrin kinez dhe se ai priste biseda konstruktive gjatë dy ditëve të ardhshme. Vizita e Wang do të përfundojë të shtunën.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Kinës janë tensionuar nga një sërë çështjesh, duke përfshirë mbështetjen e Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë, kërcënimet nga Pekini kundër Tajvanit dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme tregtare.
Kohët e fundit, vendet kanë punuar për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre me vizita më të shpeshta nga përfaqësuesit e qeverisë.


