Bisedimet Prishtinë-Beograd, Lauka: Serbia po njohu Kushtetutën, njeh edhe Kosovën
Analisti dhe diplomati, Islam Lauka ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për takimin e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel me liderët evropianë, takime që përfunduan pa marrëveshje pasi Vuçiç refuzoi të firmoste planin e ri të Bashkimit Evropian. Lauka u shpreh se nëse Serbia njeh Kushtetutën, njeh edhe Kosovën.
"Unë mendoj që kjo është një arritje e mirë për Kosovën, nuk po them që është gjithcka ose sukses kush e di cfarë. Është një arritje e mirë dhe është një zhvillim pozitiv. Izrael-Palestinë është një nga konfliket më serioze, pavarësisht se Rama e krahason me konfliktin Kosovë-Serbi që ska asnjë të krahasuar.
Ekzistonte frika që mos axhenda botërore spostohej andej, dhe harrohej cështja e Kosovës. Nuk është pak që në Bruksel të mblidhen liderët e Bashkimit Evropian dhe ti kushtojnë vëmendje Kurtit dhe Vuçiç.
Është pozitive që draft statuti i BE-së është më i mirë nga ato draftstatute të paraqitura deri tani. Që në fillim thuhet, draft statuti duhet të jetë në përshtatje me Kushtetutën e Kosovës. Serbia po njohu Kushtetutën, njeh Kosovën", tha ndër të tjera Lauka.
