Pedagogu Balla: Ndërkombëtarët e kanë kuptuar se Serbia është penguese e dialogut, jo Kosova
Për studiuesit Edison Balla duket se ndërkombëtarët pas sulmit terrorist të Banjkës në 24 shtator e kanë shtuar fort presionin ndaj Serbisë.
Në një intervistë për “Ora News” Balla u shpreh se kjo u demonstrua qartë edhe në tryezën e djeshme të Brukselit.
“Ata duket se tashmë e kanë kuptuar që bllokimi i procesit të dialogut nuk ka ardhur nga Kosova, pasi Serbia deri tani ka qenë si e llastuar në këto bisedime.
Por edhe deklarata e djeshme e z. Vuçiç se nuk e njeh Kosovën dhe kjo është arsyeja se pse e refuzoi marrëveshjen për stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve i ka shtuar dozat e kundërshtimit të ndërkombëtarëve ndaj Beogradit.
Sepse Kosova e dëshmoi edhe dje që është gati për të firmosur çdo gjë, por ajo u refuzua pikërisht nga Vuçiç”, u shpreh Balla.


