Veliu: E pritshme që mes Kosovës e Serbisë të mos kishte marrëveshje të arritur, Vuçiç po luan me të dyja anët

Analisti Lulëzim Veliu në një intervistë për Ora News foli për takimet e Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel me liderët evropianë.Veliu u shpreh se Vuçiç po luan me të dyja anët dhe se në bisedimet mes Kosovës e Serbisë ka qenë e pritshme që nuk do kemi një marrëveshje të arritur.;

"Në zhvillimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë e pritshme që nuk do kemi një rezultat përfundimtar apo një marrëveshje të arritur pasi Vuçiç po luan me të dyja anët.

Kur në Tiranë u mbajt samiti i Berlinit, Vucic iku e shkoi në Kinë për të vazhduar bisedimet me presidentin Putin dhe atë kinez dhe besoj se ka marrë direktiva që të mos arrijë marrëveshje përfundimtare.

Unë duhet të përgëzoj kryeministrin Kurti që më në fund u bë në një krah së bashku me vendet pratnere me vendet e BE-së dhe me aletatët tanë strategjikë dhe pranoi një marrëveshje që i erdhi në tavolinë. Kemi shumë pak informacione se për cfarë u diskutua", tha ndër të tjera Veliu.