VIDEO/ Bastet sportive të ndaluara në Kosovë, deputeti shihet duke vënë lloto në seancën parlamentare

VIDEO/ Bastet sportive të ndaluara në Kosovë, deputeti shihet
Sot është mbledhur Kuvendi i Kosovës në një seancë plenare.

Gjatë seancës së sotme, Erxhan Galushi, deputet nga komunitetet pakicë, duket se është koncentruar në një tjetër fushë jashtë funksionit të tij prej deputetit.

Galushi në seancë është filmuar duke vënë baste sportive dhe në të njëjtën kohë ka votuar.

Aktiviteti basteve është i ndaluar prej disa vitesh në Kosovë.