Plani i ri i BE-së për Kosovën e Serbinë, Zariqi: Kurti e Vuçiç pritet të takohen sërish me liderët evropianë

Gazetari, Burim Zariqi në një intervistë në Ora News foli për takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me liderët në Bruksel, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Vuçiç por në takime të ndara. Zariqi u shpreh se Kurti dhe Vuçiç pritet të takohen sërish me liderët e BE-së, dhe se Kosova kërkon që të sanksionohet Serbia nga BE.

"Tani pas këtyre qasjeve ka filluar një takim i radhës midis palëve me zyrtarë të lartë të BE-së, treshja evropiane, kancelari gjerman Scholz, kryeministrja e Italisë Meloni dhe presidenti francez Macron. Kanë filluar takimet që thuhet se fillimisht do ta takojnë sërisht kryeministrin Kurti më pas edhe presidentin serb, Vucic.

Këto takime janë në kuadër të tentimit që bashkimi evropian po bën për ti rikthyer Kosovën e Serbinë në tryezën e bisedimeve, për shkak se pas sulmeve në Banjskë dialogu sikur se është në statusquo për shkak se pala kosovare po konsideron se tashmë nuk ka bisedime Serbinë pasi kjo e fundit ka qenë organizatore e një grupi që ka sulmuar në veri të vendit.

Po ashtu qëndrimi i qeverisë kosovare është që së pari duhet të sanksionohet Serbia nga bashkimi evropian e më pas të vazhdojnë bisedimet në kuadër të Brukselit. Po ashtu sot pritet të diskutohet dhe është diskutuar për planin e ri të propozuar nga pesëshja diplomatike", tha ndër të tjera Zariqi.