Shkodra: Sulmi i 24 shtatorit ishte i orkestruar nga strukturat e sigurisë së shtetit serb

Ish-zëvendës ministri i Brendshëm i Kosovës, Selam Shkodra ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për situatën në Kosovë, pas sulmit në Banjskë. Shkodra u shpreh se sumi i 24 shtatorit ishte sulm i orkestruar nga struktuat e sigurisë së shtetit serb.

"Tashmë dihet edhe nga opinioni vendor dhe ndërkombëtar se sulmi i 24 shtatorit është një sulm terrorit i orkestruar nga strukturat e sigurisë të shtëtit Serb. Kurti bën përgjegjës ministrin e brendshëm të Serbisë. BE e ka kuptuar që Serbia po eksporton dhunë e destabilitet në rajon.

Serbia është e përfshirë direkt në realizimin e këtij sulmi. Provat janë të qarta, duke filluar me sekuestrimin e armëve që është armatim serb. I është dhënë në dispozicion grupit tërrorist", tha ndër të tjera Shkodra.