Kurti-Kearns: Ndëshkimi i Serbisë vendimtar për mospërsëritje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2023, 15:27
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur sot në takim deputeten dhe kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin britanik Alicia Kearns, të cilës i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe të saj për Kosovën.
Në takim u theksua që prioritet kryesor për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve.
Po ashtu u tha se pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.
Në takim u bisedua për përkushtimin e plotë për zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars), thuhet në një komunikatë për media të Kryeministrisë.
