Qeveria e re në Malin e Zi, Myzyraj: Në koalicion ka edhe parti pro ruse dhe pro serbe

Në një lidhje live gazetari Isa Myzyraj u shpreh se pas 2 muajsh negociatash është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë në Malin e Zi.

Ai tha se partive pro ruse u është lënë 1 vit kohë, pasi nuk do të jenë në qeveri, në mënyrë që të rishikojnë qëndrimet e tyre pro ruse dhe pro serbe.

Myzyraj: Një ditë më parë, pas 2 muajsh negociatash është arritur marrëveshja për formimin e qeverisë. Janë 10 parti që janë përfshirë në një koalicion të brishtë për qeverinë. Ka pasur mjaft debate ditët e fundit dhe është quajtur si një qeveri pro ruse dhe pro serbe, dhe insiston për heqjen e sanksioneve për Rusinë dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

Por këtyre partive pro ruse u është lënë 1 vit kohë, pasi nuk do të jenë në qeveri, në mënyrë që të rishikojnë qëndrimet e tyre pro ruse dhe pro serbe. Në fakt teksti i marrëveshjes ruan deri diku pavarësinë e Kosovës dhe pengon partitë pro ruse që të vendosin një mocion kundër kësaj pavarësie. Vitet e fundit Mali i Zi nuk ka gjetur qetësi, pasi ka ndërruar disa qeveri. Kanë hyrë në koalicion disa parti shqiptare, por jo Dritan Abazoviç.