I dorëzuan vendimin për “detyrim paraqitje”, largohen oficerët e policisë nga zyra e Berishës
Oficerët e policisë gjyqësore dalin nga selia e PD-së pasi i kanë komunikuar vendimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.
Ata e kanë dorëzuar fizikisht në zyrën e Berishës vendimin, ndërsa që aty janë përballur edhe me një mori demokratësh të cilët kanë ardhur në mbështetje të liderit historik.
Berishës i është bllokuar edhe pasaporta dhe ai me vendim gjykate tashmë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit tonë.
Vetë Berisha në një dalje më herët tha se ky ishte një sulm politik i orkestruar nga kryeministri Rama kundrejt tij dhe opozitës.
Më herët ditën e sotme, policia arrestoi dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi lidhur me çështjen e kompleksit “Partizani” duke e akuzuar për fshehje pasurie dhe korrupsion.
Bashkë me të u arrestua edhe ndërtuesi i kompleksit, Fatmir Bektashi.
