Takimi pas 38 vitesh, klasa e 4A e vitit 1985 bëhet bashkë përmes emocioneve dhe nostalgjisë

Pas 38 vitesh klasa e 4 A e vitit 1985 u bënë bashkë.

Në duar mbajnë këtë buqetë me lule ku është e stampuar foto e ditës se fundit të shkollës.

Nostalgjia për ditët e shkollës mësuesit e tyre dhe si ka ndryshuar jeta e tyre janë disa nga temat që diskutojnë.

Ata kanë ndryshuar, gjithsecili ka ndjekur rrugën e jetës, por ruajnë me përkujtim çdo moment që kanë kaluar.

Mes tyre është dhe mësuesi kujdestar.

Can Mulaj sot 81 vjeç është plot emocione teksa na tregon se ndihet krenar që nxënësit e tij janë të suksesshëm në profesionet e tyre.

Për takimin e sotëm organizatorët thonë se patën vështirësi por ia dolën që të ishin të gjithë bashkë.

Disa bënë rrugë të gjatë për t’iu bashkua takimit.

Ndërsa ky i ri ishte përfaqësuesi i të atit që fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Plot energji sikur ishin të rinj ishin dhe sot pas 38 vitesh e mbyllën takimin me foton që do t’i shoqërojë deri në takimin tjetër.