"Demokracia në rrezik" Noka: Po tentojnë të instalojnë me dhunë diktaturën
Ka reaguar edhe deputeti demorkat, Flamur Noka lidhur me arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe masën detyrim paraqitje për Sali Berishën.
Ai shklruan se tashmë demokracia është në rrezik dhe se neodiktatura në pamundësi për të zhdukur opozitën me të gjitha format e përdorura deri tani vendosi të hedh hapat tipik të viteve 1945, ndaj liderit të saj.
Noka: Demokracia në rrezik. Neodiktatura në pamundësi për të zhdukur opozitën me të gjitha format e përdorura deri tani vendosi të hedh hapat tipik të viteve 1945…. ndaj liderit të saj.
Po tentojnë të instalojnë me dhunë diktaturën dhe likujdojnë po me dhunë opozitën. Asgjë nuk na step. Përballja me regjimin është rruga e çdo njeriu të lirë që lirisë i thote liri, dhe demokracisë i thotë demokraci.
